KRYESORE

Spiegel: CIA e paralajmëroi Berlinin për sulme të mundshme në tubacionet e gazit

Agjencia Qendrore e Inteligjencës e ShBA-së (CIA) javë më parë kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme në tubacionet e gazit në Detin Baltik, ka thënë revista gjermane Spiegel, pasi u raportuan rrjedhje gazi në tubacionet ruse për në Gjermani.

Qeveria gjermane mori informacionin e CIA-s dhe Berlini supozon një sulm të synuar në tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, raportoi Spiegel, duke cituar burime të paidentifikuara.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të komentonte, shtoi Spiegel.

European leaders and Moscow say they can not rule out sabotage. Map of Nord Stream pipelines and locations of reported leaks

Vendet evropiane po përpiqen të identifikojnë shkakun e rrjedhjeve të pashpjegueshme në dy gazsjellës rusë që kalojnë nën Detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës.

Rusia, që e ka ndërtuar rrjetin e tubacioneve, tha se nuk mund të përjashtohet mundësia e sabotimit, por Komisioni Evropian tha të martën se është e parakohshme të spekulohet mbi shkakun.

“Natyrisht, çdo akt sabotimi në çdo infrastrukturë është diçka që ne do ta dënonim,” tha Eric Mamer, zëdhënësi i shefit të Komisionit të BE-së në një konferencë për shtyp.

Autoriteti Detar i Suedisë lëshoi një paralajmërim për dy rrjedhje në gazsjellësin Nord Stream 1, pak pasi u zbulua një rrjedhje në Nord Stream 2 gjë që e bëri Danimarkën të kufizonte transportin në një rreze prej pesë miljesh detare.

Të dy gazjellësit kanë qenë në qendër të një luftë të përshkallëzuar energjetike midis kryeqyteteve evropiane dhe Moskës, e cila ka dëmtuar ekonomitë kryesore perëndimore, ka rritur çmimet e gazit dhe ka nxitur përpjekjet për gjetjen e burimeve alternative të energjisë.

“Ka disa shenja se mund të bëhet fjalë për dëmtim të qëllimshëm,” tha një burim evropian i sigurisë, ndërsa shtoi se ishte ende herët për të nxjerrë përfundime. “Duhet të shtroni pyetjen se kush do të përfitonte nga kjo?”

Edhe Rusia tha se rrjedhja në rrjetin rus ishte shqetësuese dhe sabotimi ishte një shkak i mundshëm. “Asnjë alternativë nuk mund të përjashtohet në këtë moment,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Asnjë nga gazsjellësit nuk po dërgonte gaz në Evropë në kohën kur u zbuluan rrjedhjet, por incidentet fashisin plotësisht shpresën se Evropa mund të marrë gaz nëpërmjet Nord Stream 1 përpara dimrit.

“Dëmi që ndodhi në të njëjtën ditë në tre segmente të tubacioneve Nord Stream është i paprecedentë dhe tani për tani është e pamundur të vlerësohet se sa kohë duhet për të riparuar infrastrukturën e transportit të gazit, ” tha operatori i rrjetit Nord Stream.

Megjithëse asnjë prej tubacioneve nuk po transportonte gas, ato përmbanin gaz nën presion.

Ministri i Energjisë i Danimarkës, Dan Jorgensen tha të hënën ishte zbuluar rrjedhje gazi në tubacionin Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Danimarkës.

Gazpromi, kompania e kontrolluar nga Kremlini me monopol mbi eksportet e gazit rus, nuk pranoi të komentojë.

Rusia pakësoi furnizimet me gaz në Evropë përpara se t’i pezullonte plotësisht ato, duke thënë se sanksionet perëndimore kishin shkaktuar vështirësi teknike. Politikanët evropianë thonë se ky ishte një pretekst për të ndaluar furnizimin me gaz.

Nord Stream 2 nuk u vu asnjëherë në punë. Gjermania e bllokoi projektin disa ditë para se Rusia të fillonte agresionin ndaj Ukrainës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

15 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

16 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago