KRYESORE

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Aleksandar Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, nuk është thjesht një i arrestuar për spiunazh në Kosovë. Veprimtarinë e tij kundër shtetit të Kosovës arriti ta zbulojë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Këto informata bënë që veprimtaria e Vlajiqit të demaskohet tërësisht.

Siç mëson Dukagjini nga burimet brenda organeve të sigurisë, ai ishte hiç më pak se agjent rezident i BIA-s, që e spiunonte Kosovën. Për ta sqaruar për publikun, kjo nënkupton nivelin më të lartë të një agjenti brenda inteligjencës së një shteti.

Vlajiq, në mes akteve që ka kryer në Kosovë, gjithashtu ka filmuar fshehurazi lëvizjet dhe automjetet e Policisë së Kosovës, misionit të KFOR-it dhe ndërkombëtarëve, gjithmonë në dobi të shërbimit serb BIA.

Ai në të kaluarën ishte pjesë e MUP-it serb, ndërsa kur ishte integruar në institucionet e Kosovës mbante një post të rëndësishëm në Institucionin e Policisë, duke punuar në njësinë e inteligjencës rajonale të policisë në Mitrovicë të Veriut. Sa mbante këtë pozitë ai ishte angazhuar në mbledhje të informacioneve për personat të cilët kanë qenë predikues të fesë islame.

Vlen të theksohet se informatat që rezultuan me identifikimin dhe kapjen e tij u dhanë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Një ndër aktet dëmtuese për Kosovën që i njëjti e ka bërë është edhe dërgimi tek BIA i emrit të një zyrtari të AKI-së, të cilin e ka mësuar gjatë takimeve zyrtare derisa ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Në bashkëpunim me BIA, Vlajiq ka falsifikuar dokumentacione të ndryshme, me qëllim të diskreditimit të figurave të ndryshme në Policinë e Kosovës.

Vlajiq është bërë shkak që nga informatat e tij te BIA serbe – qytetarët serbë të veriut të bëhen cak i linçimit në rrjete sociale dhe media serbe si tradhtarë.

                                                                                                                                                              Ratko Gajtanoviq

I njëjti ishte përjashtuar nga radhët e Policisë së Kosovës, por as Policia e Kosovës e as Inspektorati Policor, sot nuk i është përgjigjur Dukagjinit, për periudhën që ai ka shërbyer në këtë institucion dhe mbi çfarë arsyesh ishte përjashtuar atë kohë.

Gjatë dorëheqjeve masive të ish-zyrtarëve të Policisë së Kosovës, e të cilët pastaj kishin nënshkruar kontrata me Qeverinë e Serbisë, Vlajiq ishte bashkuar në radhët e tyre.

Aleksandar Vlajiq ka qenë i punësuar në Policinë e Serbisë edhe në kohën e pushtimit.

Ai i ka mbijetuar një bombardimi të NATO-s, më 2 maj 1999, kur ishte goditur ndërtesa e MUP-it okupator serb në Mitrovicë.

Saktësisht, me emër dhe mbiemër, Vlajiq i raportonte Ratko Gajtanoviqit.

Aktualisht ai mban pozitën e shefit të qendrës së BIA-s në Novi Pazar. Ka të dhëna se edhe personalisht ka qenë i pranishëm në Kosovë. Një ndër rastet, është kur kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, me rastin e vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Kosovë, më 8 dhe 9 maj 2018. /Dukagjini/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago