KRYESORE

Steinmeier në Shqipëri: Gjermania dhe NATO gëzohen që kanë një partner kaq të besueshëm

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nisi të enjten vizitën zyrtare në vendin tonë. Steinmeier u prit me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj.

Në një konferencë të përbashkët me Presidentin Bajram Begaj, Frank-Walter Steinmeier u shpreh se Gjermania dhe NATO gëzohen që kanë një partner kaq të besueshëm. “Është e rëndësishme të forcojmë miqësinë brenda Europës”, tha presidenti gjerman.

Pritshmëritë nga samiti i 6 dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Bajram Begaj: Është përgjegjësi shumë e madhe për vendin tonë. Pritshmëria është që të përcakton detyrat për çdo vend dhe rruga që duhet të ndjekim. Duhet patjetër që vendi ynë të punojë ngushtësisht me të gjitha vendet partnere për përshtatjen e negociatave për t’u anëtarësuar.

Frank-Walter Steinmeier: Duhet të mbajmë në konsideratë që bëhet fjalë për një takim mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, nuk bëhet fjalë për një samit që do të ketë vendime të caktuara. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende që do të mund të shfaqeshin me krenari në këtë proces dhe kanë vendosur këtë gur kilometrit për integrimin me çeljen e negociatave.

Dy presidentët u pyetën edhe për Ballkanin e Hapur dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është i mirëpritur propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi. Cdo propozim për dialog është i pranuar nga ana jonë. Procesi i Berlinit është i mirëpritur. Është i rëndësishëm implementimi i këtyre marrëveshje. Ballkani i Hapur është një proces integral dhe nëse do të ishte gjithëpërfshirës dhe nëse do të kishte në fokus vetëm lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin ekonomik është i mirëpranuar. Çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur”, u shpreh Bajram Begaj.

“Nuk është dërguesi i propozimeve i rëndësishëm. Çdo kontribut që sjell uljen e përshkallëzimin e konflikteve është i mirëpritur”, shtoi presidenti gjerman.

Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

1 orë ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

5 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

5 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

9 orë ago