Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se aleanca është e gatshme për intervenim nëse rrezikohet siguria në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Stoltenbergu ka thënë se gjatë bisedës së zhvilluar me Vuçiqin, është shprehur se të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.
“Bisedova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tensionet në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë. NATO-ja qëndron e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin e saj të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Stoltenberg.
Ndërkaq, sipas njoftimit të Presidencës së Serbisë, në bisedë, Vuçiqi i ka thënë Stoltenbergut se Serbia “nuk ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit apo Rezolutën 1244 dhe se nuk ka kërcënuar në asnjë mënyrë paqen, por se vazhdon të sillet me përgjegjësi e seriozitet në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura që lidhen me krahinën jugore serbe”.
Për disa orë të dielën e 31 korrikut rrugët kufitare në drejtim të Serbisë, në veri të Kosovës, u bllokuan nga serbë lokalë me kamionë e mjete tjera. Bllokimi erdhi si kundërpërgjigje e vendimit të Qeverisë së Kosovës që nga e hëna të niste reciprociteti për letërnjoftime e që të niste të rrjedhë afati i fundit për largimin e tabelave ilegale të veturave për t’i zëvendësuar me RKS. Pak minuta para mesnatës, Qeveria me kërkesë të partnerëve ndërkombëtarë shtyu për një muaj implementimin e vendimeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë janë ftuar për takim në dialog në gusht.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…