FOTO&VIDEO

Nuk mjaftoi vdekja e Jonadës së vogël, skafet nuk pyesin për paralajmërimet e Nanos, “fluturojnë” sëris

Vetëm një ditë pas tragjedisë, ku 7-vjeçarja Jonada u vra në mënyrë tragjike nga skafi në Himarë, me sa duket drejtuesit e motorëve të ujit nuk kanë vënë mend.

Vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi tragjedia, mjetet lundruese vijojnë “të fluturojnë” dhe të kryejnë manovra të rrezikshme pranë bregut.

Siç shihet në videon e siguruar nga abcnews.al, një prej tyre kalon edhe rrethimin.

Ditën e djeshme, rreth orës 14:00 skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase goditi Joandën 7-vjeçare në plazhin e Potamit.

E mitura humbi jetën para syve të prindërve, të cilët ishin kthyer nga Anglia për të pushuar në Atdheun e tyre.

Por, paralajmërimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili ditën e sotme nga Dhërmiu bëri me dije po bllokojnë, sekuestrojnë dhe verifikojnë çdo mjet lundrues që nuk përmbush kriterët për të lundruar në det nuk ka pasur efekt.

Nano tha se i vite keq për çfarë kishte ndodhur me 7-vjeçaren, por sipas tij, veprimi i një punonjësi policie nuk mund të përbaltte punën e mijëra burrave dhe grave që po punonin ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve në plazhe.

Nano ndodhej sot në jug pas vrasjes së 7-vjeçares nga një efektiv policie, i cili më herët kishte qenë i pezulluar pas hetimeve për bashkëpunim në mbjelljen e drogës me organizatat kriminale në zonë. Arjan Tase u rehabilitua dhe u rikthye në detyrë pikërisht nga Nano. Deri më tani policia nuk ka sqaruar zyrtarisht se në pronësi të kujt ishte skafi me të cilin Tase vrau vogëlushen dhe në çfarë rrethanash polici e kishte marrë në përdorim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago