BOTA

Strategjia izraelite e “katrorëve” – Goditja e armikut në çdo bllok, ndarja e Rripit dhe neutralizimi i milicëve

Izraeli e njeh Gazën, por nuk i beson.

Gjeneralët e dinë mirë se çdo betejë është e ndryshme, ekziston e pakuptueshmja gjithnjë.

Dhe tani, pas javësh bombardimesh, ata kanë nisur fazën e dytë duke “hyrë” në Rrip.

Për të qëndruar atje deri në një “njoftim të mëtejshëm” – një formulë fleksibël që lë vend për gjithçka.

Plani duhet të parashikojë një “nënndarje” të Rripit, me pjesën veriore të ndarë nga zona jugore, ku popullsia është ftuar të shkojë. Pasi të jenë krijuar “katrorë” me anët e parregullta, ushtria do të synojë neutralizimin e kundërshtarëve të tyre, bllok më bllok, lagje më lagje, shtëpi më shtëpi.

Bastisjet fillestare përfshijnë shkatërrimin e ndërtesave të larta dhe të çdo strukture që mund të ndihmonte guerilët.

Dëshmitë që rrjedhin thonë se “peizazhi i qytetit është i deformuar” nga të shtënat e topave dhe bombave të aviacionit. Me numrin e pashmangshëm të viktimave civile.

Aksioni kryhet nga grupe taktike prej rreth 100-200 ushtarësh, me tanke Merkava, autoblinda Namer, buldozerë të blinduar D9.

Këta të fundit duhet të heqin palisadat, të mbulojnë çdo hyrje të mundshme, të ngrenë barriera në rast se kundërshtari përdor automjetet kamikaze, siç bënë kryengritësit irakianë në Mosul.

Përbërja e togave është e ndryshme, në përgjithësi me moshë mesatare të ulët dhe ka shumë mundësi që ato të integrohen me elementë me përvojë më të madhe.

Së bashku me “këmbësorët” dhe xhenierët, Mbrojtja ka mobilizuar më të mirën e aparaturës së saj.

Yahalom-i i trajnuar për të luftuar në tunele dhe Oketz-i me qen të pajisur me kamera për t’i dërguar në eksplorin në ambiente të mbyllura, fillimin e një tuneli apo një shtëpi.

Më pas seksione të forcave speciale Duvdevan, Maglan, Egoz, Maktal të ngarkuar të veprojnë në frontin tokësor ndërsa Shaldag i forcave ajrore dhe Flotilja 13 e Marinës mbulojnë sektorët përkatës.

Ekipet ndërhyjnë vetëm për misione specifike, për të eliminuar një objektiv të nivelit të lartë.

Gjuetia për krerët dhe kuadrot duket të ketë çuar në eliminimin e rreth 40 individëve, edhe nëse nuk ka asnjë konfirmim për të gjithë.

Veprimet janë të mbuluara edhe nga Marina me anijet që ruajnë bllokadën.

Teknologjia, syzet e shikimit të natës dhe inteligjenca duhet t’u krijojnë komandove kushte më të mira, megjithatë historitë e konflikteve të Lindjes së Mesme konfirmojnë se asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë.

Kjo edhe sepse ekziston një armik që është përpjekur të shfrytëzojë sa më shumë praninë e tij të rrënjosur thellë.

Përafërsisht 20-30 mijë militantë, aktivë dhe rezervë, synojnë të përdorin tunelet, kurthet me plasje përgjatë vijave jo uniforme, pengesat e mundshme, rrjetat e shtëpive, eksplozivët e vendosur kudo, snajperët.

Sipas burimeve arabe të cituara nga New York Times, guerilët kanë furnizime të mjaftueshme për të zgjatur 3-4 muaj.

Sfida e tyre është të mbajnë, të lodhin izraelitët, duke shpresuar se presioni diplomatik, i kombinuar me një numër tepër të lartë të vdekjeve, do të çojë në një armëpushim.

Por Qeveria Netanyahu u përgjigj menjëherë: lufta do të jetë e gjatë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago