Strehimi i afganëve, Rama për CNN: Do të presim rreth 4,000 persona

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për CNN, bëri me dije se numri i afganëve që do të strehojë vendi ynë është rreth 4000.

Sipas tij, fillimisht do të vijnë 2000, që do të pasohen nga 2000 të tjerë.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaronte për gazetën italiane “Il Foglio” se Shqipëria do të priste 2-3 mijë afganë./