FOTO&VIDEO

“Unë jam katolik, gruaja myslimane, djali mund të bëhet hebre”/ Rama: Bëhet fjalë për njerëz

Çështjet fetare, sipas kryeministrit Edi Rama, nuk lidhen fare me vendimin e Shqipërisë për të strehuar mijëra afganë.

Në një intervistë për “CNN”, Rama tregoi se edhe brenda familjes së tij, anëtarët u përkasin besimeve të ndryshme.

Për këtë arsye, ai shtoi se kur flitet për afganët, duhet menduar që ata janë njerëz dhe jo etiketa.

Gazetarja: Shumica e popullsisë shqiptare është myslimane. Ky vend nuk është tejet fetar në vetvete. Ju jeni katolik. Jam kureshtare se cila është lidhja mes këtyre afganëve në vetvete, myslimanë që vijnë nga një regjim shtypës që rikthehet në Afganistan. Sa ndikim ka kjo te vendimi juaj dhe te përgjegjësia që ju ndjeni për t’i mikpritur ata?

Edi Rama: Unë jam katolik. Bashkëshortja ime myslimane. Dy fëmijët e mëdhenj janë ortodoks. Kemi një më të vogël që mund të zgjedh të jetë hebre, i takon atij. Këtu bëhet fjalë për njerëz, jo për etiketa që lidhet me ngjyrat, kulturën, besime. Edhe një herë ka të bëjë me njerëz që i besuan asaj çka ne i besuam asaj që i besuam për 30 vite më parë talibanizmit të kuq, ku i ikëm ferrit. Për ne shkoi mirë se ishim në mes të Europës. Nëse BE dhe SHBA nuk do të gjenden, duke u tërhequr, së paku ju detyrohemi t’i japim strehë. I detyrohemi. Jo vetëm për ta, por ka të bëjë me brezat e fëmijëve tanë. Si do të na shohin nëse i lëmë në balte këta njerëz? Çfarë do të ndodhë nëse predikojmë idealizmin dhe vlerat që kemi promovuar.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 sekonda ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago