Secila prej katër tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët është shtrenjtuar, sipas listës që ka siguruar KOHA nga mbledhja e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Tarifa e ditës për ata që shpenzojnë më pak se blloktarifa prej 800 kilovatë në muaj, nga 7.79 centë ka mbërritur në 9.05 centë për kilovat.
Tarifa e natës për ata që shpenzojnë më pak se blloktarifa prej 800 kilovatë në muaj nga 3.34 centë ka mbërritur në 3.88 centë për kilovat.
Për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, çmimi për tarifën e ditës ka shkuar nga 13.29 centë në 15.43 centë, ndërsa ajo e natës nga 6.27 centë në 7.28.