Personi që shihni në foton e mësipërme është Albi Muhollari, 24-vjeçari i cili mbrëmjen e të shtunës mbyti me plastmas nënën e tij në qytetin e Përmetit.
24-vjeçari rezulton një student ekselent që ka studiuar në Amerikë. Ai njihet si një person i qetë dhe pa precedent penal. I riu ka studiuar në SHBA, vend ku dhe jeton e punon.
Muhollari ishte kthyer nga SHBA disa ditë më parë së bashku me prindërit e tij.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore, pas i riu mendohet se vuante nga depresioni.
Familjarët e kishin shoqëruar në spitalin e Përmetit ku pas ekzaminimit ai është diagnostikuar me “çrregullime të humorit”.
“Ai banon në Amerikë, të dhëna nga familjarët për ndonjë problem në Amerikë ose ndonjë dokument spitalor nuk ka. Për herë të parë ka ardhur para dy ditëve në urgjencën e spitalit, është vlerësuar nga ne me qetësinë e duhur, me komunikimin normal, me arsyetimin e pranueshëm, pa shenja agesiviteti, ka marrë një qetësues të zakonshëm dhe është larguar në shtëpi i qetë”, thotë mjeku neurolog Koço Stathodhari.
Mbrëmjen e së shtunës gjatë një debati në familje i riu, djali i vetëm i familjes, dyshohet se ka mbytur me qese plastamasi nënën e tij. Ai është ndaluar nga policia e Përmetit. Fqinjët shprehen se kjo familje ka qenë e rregullt dhe djali nuk ka shfaqur më përpara shenja agresiviteti.
“Djali ka qenë në shkollë përsëmbari se unë kam vajzën mësuese, ka qenë djali më i qetë në shkollë, të tërë u habitën, djalë i qetë, nuk e dimë se dimë, fati i keq i të dyve si i djalit dhe i saj, për të dy na vjen keq, djali 24 vjeç pa rritur mirë dhe kjo grua e radhë”, pohon një fqinjë e familjes.
Policia lokale në bashkëpunim me organet e hetimit vazhdojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…