LAJME

Studentja turke e doktoraturës në Universitetin Tufts arrestohet nga agjentët kufitarë të SHBA-së

Rumeysa Ozturk nga Turqia u arrestua dhe u ndalua fizikisht nga oficerët e emigracionit pranë banesës së saj, afër kampusit Somerville të Universitetit Tufts, në SHBA, ku ajo ishte një studente doktorature. Në atë moment ajo ishte rrugës për të takuar miqtë në një darkë iftari ku ata do të prishnin agjërimin e Ramazanit.

Pamjet e momentit të arresimet të shpërndara në media tregojnë 6 oficerë me rroba civile që rrethojnë Ozturk ndërsa ajo ecte e vetme. Oficerët tregojnë stemat e tyre vetëm pasi ajo u frenua me duart pas shpine.

Ozturk është një nga disa shtetas të huaj të lidhur me universitete prestigjioze amerikane që arrestohet nën administratën Trump për aktivitete të supozuara në lidhje me organizatat terroriste, duke përfshirë Mahmoud Khalil, një aktivist i shquar palestinez, i cili u arrestua në banesën e tij në Universitetin Kolumbia në fillim të këtij muaji.

“Ozturk u angazhua në aktivitete në mbështetje të Hamasit”, tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë të mërkurën.

Kush është Rumeysa Ozturk dhe si ndodhi arrestimi i saj?

Ozturk u regjistrua në një program doktorature në Universitetin Tufts me një vizë të vlefshme F-1, e cila u lejon studentëve ndërkombëtarë të ndjekin studime akademike me kohë të plotë. Në mars 2024, Ozturk shkroi një artikull në gazetën e shkollës ku ajo kritikoi përgjigjen e Tufts ndaj lëvizjes pro-palestineze. Zyrtarët e Universitetit Tufts thanë se shkolla nuk kishte njohuri paraprake për arrestimin.

“Universiteti nuk ndau asnjë informacion me autoritetet federale përpara ngjarjes dhe vendndodhja ku ndodhi nuk është e lidhur me Universitetin Tufts. Nga ajo që na është thënë më pas, statusi i vizës studentore është ndërprerë dhe ne kërkojmë të konfirmojmë nëse ky informacion është i vërtetë”, tha presidenti i Tufts, Sunil Kumar në një deklaratë me shkrim.

Universiteti është në kontakt me zyrtarët e zgjedhur lokalë, shtetërorë dhe federalë dhe “shpreson që Rumeysa t’i ofrohet mundësia për të përfituar nga të drejtat e saj të procesit të rregullt ligjor”, tha ai.

Pasi ajo u ndalua të martën, avokati i Ozturk paraqiti një peticion në gjykatën federale të qarkut në Boston duke sfiduar ligjshmërinë e ndalimit të saj dhe duke kërkuar që të mos e zhvendosej nga distrikti i Massachusetts.

“(Ozturk) nuk do të zhvendoset jashtë distriktit të Massachusetts pa dhënë më parë njoftim paraprak për lëvizjen e synuar,” shkroi gjykatësja e qarkut Indira Talwani, një e emëruar nga Obama, të martën në një urdhër. Talwani urdhëroi qeverinë t’i përgjigjet peticionit të Ozturk deri të premten.

Por të mërkurën një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare tha se ajo ishte transferuar në Qendrën Qendrore të Përpunimit të ICE në Luiziana në Basile. Nuk është e qartë nëse Ozturk tashmë ishte transferuar jashtë Bostonit në Luiziana në kohën kur gjyqtari Talwani dha urdhrin e saj.

Ozturk tani është studentja e tretë ndërkombëtar e njohur që është transferuar në Luiziana pasi u ndalua nga oficerët federalë. Khalil dhe kolegët e Georgetown, Badar Khan Suri, u transferuan të dy në një objekt paraburgimi ICE në Jena.

“Ashtu si të gjitha rastet e tjera të imigracionit që lidhen me studentë dhe aktivistë ndërkombëtarë që kanë folur për mizoritë në Palestinë, qeveria hedh akuza të egra, por nuk ofron asnjë provë. Shpresojmë që Rumeysa të lirohet menjëherë”, tha avokati i saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago