Shkencëtarët kanë vlerësuar se ekzistojnë rreth 6 miliardë planete të ngjashme me Tokën në galaktikën tonë, ku mund të ketë jetë. Astronomët kanadezë pretendojnë se ka një planet të ngjashëm, me një terren shkëmbor të përshtatshëm për ujë dhe jetë, për çdo 5 yje si Dielli në Rrugën e Qumështit.
Ata kanë arritur në këtë përfundim, pas disa të dhënave të marra nga teleskopi i NASA-s, Kepler, i cili kaloi gati një dekadë në hapësirë duke kërkuar për planete si Toka. Për t’u vlerësuar si i ngjashëm me Tokën, një planet duhe të jetë shëmbor, në madhësi të përafërt dhe të orbitojë një yll si Dielli, shkruan abcnews.al.
Kjo është një përshtypje artistike e Teleskopit Hapësinor Kepler që u dekompozua nga NASA në 2018 pas gati një dekade shërbimi
Me përmirësimin e teknologjisë, janë zbuluar më shumë se 4 mijë ekzoplanetë që ndodhen jashtë sistemit diellor, por shumica prej tyre janë të gaztë, si Jupiteri dhe Neptuni. Rruga e Qumështit ka rreth 400 miliardë yje, 7 përqind e të cilave klasifikohen si lloji G, sipas ekipit të studimit.
“Kjo do të thotë se më pak se gjashtë miliardë yje mund të kenë planetë të ngjashëm me Tokën në galaktikën tonë,” tha astronomi dhe studiuesi i UBC-së, Jaymie Matthews.