Erërat e forta dhe temperaturat në rënie kanë përfshirë Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara. Stuhia e dëborës ka lënë pa energji elektrike dhjetëra mijëra njerëz.
https://youtu.be/nst9q_ewOQI
Dëbora “pushtoi” Virxhinia, Filadelfia, Nju Jorku, por Massachusetts mbajti peshën kryesore të stuhisë. Në qytetin e Sharonit dëbora arriti në 76 centimetra, raporton AP.
https://youtube.com/shorts/Q76kGI3sIno?feature=share
Stuhia e borës solli anulimin e fluturimeve në Massachusetts. Erërat frynë deri në 83 mph (134 km/h) në Cape Cod në Massachusetts. Në disa zona pati rrëshqitje të mëdha toke.