FOTO&VIDEO

Sekuestrohen 10 kg marihuanë në një bunker të kamufluar në një lokal në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 10 kg marihuanë brenda një lokali në Prizren.

Sipas Policisë marihuana ishte fshehur brenda një bunkeri të kamufluar në lokal.

Fillimisht Policia kishte ndaluar të dyshuarin në veturën e tij Citroën dhe i kishte gjetur qese të mbushura me marihuanë.

Më pas bastisi lokalin dhe banesën e tij në Prizren.

“Gjatë kontrollit në lokal nën shkallët e lokalit është gjetur një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizëm (të rrymës elektrike) kishte vendin për qelës. Me anë të çelësit që e kishte i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Përveç lokalit në fjalë është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetur një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar si marihuanë. Në këtë operacion të bastisjes/kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: Nëntë (9) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10038.08 gram, një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta, një veturë modeli Citroen C3 ngjyrë hiri me targa vendore, një palë çelësa për hapjen e lokalit, një çelës për hapjen e bunkerit, një telefon mobil”, thuhet nga Policia.

I dyshuari është recedivisit i veprave që kanë të bëjnë me substanca narkotike, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago