Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, gjatë ditëve në vijim pritet të emërohet nënkryetar i kësaj komune.
Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post vet Lushtaku, por s’ka treguar se kur do të ndodh një gjë e tillë.
“Ende nuk e di saktë se kur do të emërohem”, tha shkurt Lushtaku.
Ai nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si kandidat për kryetar të komunës pasi Gjykata Supreme e Kosovës ia kishte vërtetuar dënimin për arratisje nga Burgu i Dubravës.
Lushtaku ishte shpallur fajtor për arratisje më 21 gusht dhe 22 shtator të vitit 2015, gjatë kohës ku po vuante dënimin prej 12 vjetëve burgim për krime lufte në rastin “Drenica”.
Ndërkaq me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës në prill të vitit 2020 është dënuar me gjobë 12 mijë.
Pasi vendimi është bërë i plotfuqishëm, Lushtakut i është pamundësuar të kandidojë nga KQZ-ja.
Në anën tjetër, Fadil Nura, kandidat nga radhët e PDK-së, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka fituar garën pa balotazh në Komunën e Skenderajt, me 57.99 për qind të votave, ndërkohë që kundër kandidati i tij kryesor, Bekim Jashari, kishte shënuar rezultat më të ulët, me gjithsej 40.64 për qind të votave.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…