FOTO&VIDEO

Suker: Nëse do të mund të shtypja një sustë, atëherë menjëherë do ta shtypja që Kosova të jetë pjesë e Evropianit dhe Botërorit

Dje, legjenda e futbollit kroat, Davor Suker ka marrë çmimin “Fadil Vokrri i Artë” në Prishtinë.

Suker nuk e la pa komentuar edhe sukseset e Kombëtares së Kosovës në futboll.

“Jam i mahnitur me paraqitjet e ekipit tuaj, por ju duhet të qëndroni me këmbë në tokë, të luani me qetësi dhe të mos bëni shumë zhurmë, sepse derisa të tjerët mendojnë që Kosova është vend i vogël dhe nuk ju njohin shumë si rival do të keni gjasa më të mëdha për sukses. Nëse do të mund të shtypja një sustë, atëherë menjëherë do ta shtypja që Kosova të jetë pjesë e Evropianit dhe e Botërorit, por do t’ju këshilloja që sa më shumë të investoni në fëmijë prej 10 deri në 21 vjeç”, ka thënë Suker duke shtuar:

“95 përqind të lojtarëve tanë që kanë luajtur në finalen e Botërorit në Rusi kanë kaluar nëpër të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave. Nuk ka opsion tjetër, përveç punës me fëmijë dhe përkushtimit 24 orë në futboll. Nuk është i rëndësishëm vetëm trajneri i Kombëtares A, por edhe të gjithë trajnerët e grupmoshave sepse kemi të bëjmë me projekt 10-vjeçar për sukses. Federata jonë ka 200 ndeshje në vit, këtu numëroj edhe futbollin e femrave edhe futsallin dhe të grupmoshave, prandaj është e rëndësishme që Kombëtarja A duhet të ketë mundësi përzgjedhjeje. Në fund, duhet ta dini se janë vetëm 10 ndeshje që i kthejnë paratë, derisa 190 ndeshje janë vetëm harxhime, por pa këto investime nuk mund të ketë Kombëtare A të suksesshme”, ka theksuar Suker.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago