Sulm me armë në një sinagogë në Jerusalem: 7 viktima, autori ekzekutohet nga policia

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe të paktën dhjetë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një Jerusalem. Sulmi, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare ka ndodhur në një sinagogë gjatë lutjeve Shabbat.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen hebraike të Neve Yaakov dhe pason një bastisje nga ushtria izraelite që ndodhi një ditë më parë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Si pasojë e të vdekur mbetën nëntë palestinezë, ndërsa një i dhjetë u vra më vonë në veri të Jerusalemit.

https://twitter.com/i/status/1619061292840656896

Pas të shtënave të së premtes, shërbimi i urgjencës Magen David Adom tha se shërbim mjekësor po marrin disa të plagosur.

Policia izraelite bëri të ditur se personi i armatosur u qëllua dhe u vra ndërsa forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje.