KRYESORE

Bundestagu gjerman i përcakton afat Serbisë deri me 1 dhjetor të vendos sanksione Rusisë

Deputeti i SPD-së në Bundestagun gjerman dhe kreu i Këshillit për Ballkanin perëndimor, Josip Juratoviç ka deklaruar në N1 se “Serbia duhet të vendos nëse do i bashkohet vendeve të BE-së në sanksione ndaj Rusisë “ termin nuk ka, me 1 dhjetori duhet hyjnë në fuqi pako e tretë e sanksioneve dhe deri me atë datë, Serbia duhet të gjej zgjidhje si do të vendos sanksione dhe në çfarë mënyre, Serbisë duhet ndihmuar në atë rrugë, por ajo duhet qartë të tregoj nëse do të iu bashkohet sanksioneve apo jo” tha Juratoviç, shkruan “Nova.rs”.

Gazeta përkujton se kancelari Sholc ka bërë thirrje për zgjerimin e BE-së duke vlerësuar se Evropa do të jetë më e fuqishme, por çka do të thotë kjo për Ballkanin edhe Serbinë që nuk ka vendos ende sanksione Rusisë?

Scholz po përmbush premtimin që i kishte dhënë koalicionit të ri se do të angazhohet intensivisht në perspektivën e premtuar për Ballkanin perëndimor dhe përfundimisht të vendos në tavolinë dhe të kalohet në vepra. Para së gjithave duhet ec tutje me Serbinë, jemi të lumtur që me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut procedura nisi e vendi i ardhshëm është BeH” tha Juratoviç.

U përshëndet vendimi i Serbisë që të dënohet agresioni i Rusisë në Ukrainë, por kjo nuk mjafton.

Të gjitha vendet demokratike janë solidarizuar me Ukrainën dhe në këtë mënyrë përpiqen të ndalohet lufta dhe të kthehet sovraniteti i Ukrainës. Këto janë pako të caktuara dhe kjo pritet nga Serbia që të solidarizohet me BE. Do ishim të kënaqur sikur në pakon e re të sanksioneve të paralajmëruar për 1 dhjetor të kyçet edhe Serbia“, tha ai.

Nëse Serbia nuk e bënë këtë, atëherë do ketë probleme relative dhe “rruga e BE-së do të jetë e rënduar”.

„Këtu pastaj mungon besimi, nuk mund të solidarizohemi rreth vendosjes së mbrojtjes së botës demokratike. E Serbia, që ndodhet në rrugë demokratizimi përmbahet” tha deputeti i Bundestagut.

Është vlerësim se Serbia në rrugën e bashkëngjitjes në BE po stagnon në sferën e medieve të lira.

„Ne na irriton shumë fakti se presidenti i Serbisë flet se Serbia është në rrugën evropiane, e në anën tjetër keni ministra që flasin të kundërtën. Me rëndësi është që Serbia njëzëri çfarë do. Ne synojmë të ndihmojmë me të gjitha mjetet rrugën evropiane të Serbisë, por dueht ta dini se ka edhe mendime tjera. Një rritim i tillë shpie ujë në mulli atyre ë janë kundër hyrjes së Serbisë në BE” tha Juratoviç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

11 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago