Gjermania dhe Kina ndodhen në një moment të rrezikshëm diplomatik mes tyre. Shkak është bërë përdorimi i një lazeri nga ushtria e Kinës kundrejt një avioni gjerman të zbulimit. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul reagoi me indinjatë ndaj përdorimit të një lazeri nga një anije luftarake kineze kundër një avioni gjerman të zbulimit.
“Jam më shumë se i irrituar nga ky incident”, tha politikani i CDU-së për mediat gjermane. “Një ndërprerje e tillë e avionëve tanë, si dhe çdo rrezikim tjetër i paprovokuar i njësive tona, është e papranueshme. Ne e kemi thirrur ambasadorin kinez dhe ia kemi bërë të qartë këtë.”
Sipas burimeve gjermane, një anije luftarake kineze drejtoi një lazer drejt avionit gjerman të zbulimit pa arsye ose pa kontakt paraprak. Avioni po fluturonte mbi Detin e Kuq për operacionin ushtarak të BE-së “Aspides”, i cili kishte për qëllim të ndihmonte në mbrojtjen e anijeve tregtare nga sulmet e milicisë Huthi të Jemenit.
“Kina do të duhet të shpjegojë incidentin”, tha Wadephul. Ndërsa ata janë të gatshëm të angazhohen me Kinën si të barabartë dhe kërkojnë vazhdimisht bashkëpunim, “ne do të hedhim poshtë qartë çdo sjellje të paligjshme nga Kina dhe çdo gjë që drejtohet kundër rendit tonë të bazuar në rregulla”.
Incidenti ka potencialin të tendosë marrëdhëniet gjermano-kineze. Ministri i Jashtëm tha se Kina duhet ta dijë “se së bashku me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, ne do ta mbrojmë me besim kuadrin ligjor ndërkombëtar dhe zonën ekonomike të Bashkimit Evropian”.
Nga ana e saj Kina e ka hedhur poshtë pretendimin gjerman.
“Pas konsultimit me departamentet përkatëse, mësuam se informacioni i pretenduar nga pala gjermane është plotësisht në kundërshtim me faktet e njohura për Kinën. Marina kineze kreu operacione shoqërimi në ujërat e Gjirit të Adenit dhe Somalisë, përmbushi përgjegjësitë e një vendi të madh, kontribuoi në ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare të rrugëve ujore dhe mbajti komunikim të mirë me Gjermaninë dhe BE-në. Të dyja palët duhet të mbajnë një qëndrim të bazuar në fakte dhe të forcojnë komunikimin në kohën e duhur për të shmangur keqkuptimet dhe gjykimet e gabuara”, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze.
Sipas informacionit nga Agjencia Gjermane e Shtypit, incidenti ndodhi më 2 korrik. Të drejtosh një rreze lazeri drejt dikujt konsiderohet të paktën një gjest kërcënues në ushtri./
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…