Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të jenë tejet të larta pas ekzekutimit të komandantit të Forcave Elitë Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani.
Pasditen e së shtunës është raportuar se ka pasur një sulm me raketa ndaj ambasadës amerikane në Bagdad të Irakut. Një raketë ka rënë brenda zonës së gjelbër të ambasadës, ka njoftuar policia lokale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Më herët, korrespodentja e BBC-së, Nafiseh Kohnavard shkroi në Twitter se ambasada e SHBA në kryeqytetin e Irakut është sulmuar me raketa. Ndërkohë, “Sky News Arabia” raportoi se një raketë goditi zonën e gjelbër dhe bllokoi rrugën që të çon në ambasadë.
Ndërsa, Reuters, duke cituar dëshmitarë, raportoi se dy shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin e Irakut, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…