Zëdhënësi për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, në një postim në Facebook ka reaguar ndaj lajmit të publikuar sot, të marrë nga media serbe të cilët kishin shkruar se Albin Kurti kishte një të dashure serbe.
Manxhuka thotë se ky lajm është i datës 24 tetor 2019, ndërsa thekson se është e njëjta shpifje e hedhur në qarkullim nga Bekim Haxhiu – Kamishi në vitin 2012.
Postimi i plotë:
Një shpifje e dalë në portale të Serbisë në 24 tetor 2019, e nxori sot si lajm të ditës portali ballkani.info, e pastaj u shpërnda në mënyrë të papërgjegjshme. Është e njëjta shpifje e hedhur në qarkullim nga Bekim Haxhiu – Kamishi në vitin 2012. Jemi në gjendje t’i kuptojmë qëllimet e Kamishit, ashtu si edhe ato të mediave antishqiptare në Serbi, por na befason fakti se media të Kosovës shndërrohen në megafon të shpifësve, sa herë që ndryshimi duket afër. Turp për këtë standard të ulët gazetarie.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…