Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Lipjan, pasi i njëjti dyshohet se bashkë me një tjetër kanë vjedhur në një lokal, ku e kanë sulmuar edhe pronarin.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personat që dyshohen për këtë rast janë azilkërkues të Qendrës së Azilit në Magure.
Të dyshuarit kanë hyrë në një lokal me veshmbathje, ku kanë vjedhur një xhaketë dhe kanë sulmuar pronarin e lokalit, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Me t’u denoncuar rasti, Policia ka arritur ta vë në pranga njërin nga të dyshuarit, i cili është dërguar më pas në stacion për t’u intervistuar. Ndërsa ankuesit i është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Lipjanit.
Prokurori ka urdhëruar që lidhur me këtë ngjarje të iniciohet rasti “sulm”.