Një sulm ka ndodhur ditën e sotme në rajonin e Belgorodit në Rusi, ku disa tanke kanë bombarduar ndërtesa të shumta. Lidhur me sulmin ka reaguar edhe Rusia, që e ka konsideruar si një përpjekje të ukrainasve për të hequr vëmendjen nga Bakhmuti që sipas tyre është tashmë nën kontrollin e tyre.
Ndërsa nga ana tjetër, Kievi ka mohuar akuzat, duke thënë se një sulm i tillë mund të jenë bërë edhe nga grupet guerrile ruse. Ndërsa guvernatori rus në këtë rajon, u shpreh se si pasojë e sulmeve nga Ukraina shumica e banorëve në këto zona kufitare janë larguar duke braktisur shtëpitë e tyre.
“Urgjentisht, objekti Belgorod-22 – një depo e municioneve bërthamore – po evakuohet gjithashtu nga rusët. Nuk është larg nga Grajvoron,” tha Yusov.
Bakhmut “është vetëm në zemrat tona” , tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga takimi i G7 në Hiroshima , duke lënë të kuptohet se qyteti nuk ekziston më dhe është shkatërruar plotësisht. Dhe për të konfirmuar situatën në qytetin e vogël Donbass, i cili prej dhjetë muajsh ka qenë skena e betejës më brutale të luftës, është gjenerali Oleksandr Syrsky, i cili deklaroi se ushtarët e tij në fakt kanë humbur kontrollin total.
Por fati i qytetit është ende i pasigurt. Rusët që deklarojnë dorëzimin total, u bën jehonë edhe presidenti ukrainas, i cili mohon pushtimin. Ndërkohë, gjatë natës sulme të reja ruse në Dnipro.
Transferimi i avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë do të ngrinte çështjen e përfshirjes së NATO-s në konflikt. Kështu ka thënë ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, në disa komente të publikuara në kanalin e mesazheve Telegram të ambasadës.
Antonov tha gjithashtu se çdo sulm ukrainas në Krime do të konsiderohet si një sulm ndaj Rusisë.
“Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të jenë plotësisht të vetëdijshme për përgjigjen ruse”, tha ai. “Në Ukrainë, nuk ka infrastrukturë për të operuar F-16 dhe nuk ka as numrin e nevojshëm të pilotëve dhe personelit të mirëmbajtjes,” theksoi Antonov. Çfarë do të ndodhë nëse avionët luftarakë amerikanë nisen nga aeroportet e NATO-s, të kontrolluara nga ‘vullnetarët’ e huaj?”, përfundoi ambasadori.