Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë për sulmet ushtarake që goditën Venezuelën, duke përdorur rrjetin social Truth. Ai konfirmoi pretendimet e mediave ndërkombëtare se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin përgjegjëse për sulmin dhe bëri me dije se presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga forcat amerikane dhe janë nxjerrë jashtë vendit.
Në postimin e tij, Trump shkruan se aksioni ishte i suksesshëm. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Detaje të tjera do të pasojnë. Sot, në orën 11:00, do të mbahet një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”, shkruan Trump.
Ky reagim i Trump, i parë si një konfirmim i drejtpërdrejtë i operacionit, vjen në një moment shumë të tensionuar në rajon, ndërsa kriza politike dhe tensionet ushtarake në Venezuelë janë shtuar ndjeshëm.
Postimi i presidentit amerikan thekson se operacioni u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-ve dhe sinjalizon se Shtetet e Bashkuara po marrin një rol aktiv në zhvillimet e fundit në vendin e Amerikës Latine.
Në pritje të konferencës së planifikuar për shtyp në Mar-a-Lago, komuniteti ndërkombëtar po monitoron me vëmendje situatën, ndërsa lajmet mbi kapjen dhe nxjerrjen e Maduro dhe bashkëshortes së tij jashtë Venezuelës ngrenë pyetje të mëdha për të ardhmen politike dhe stabilitetin në vend.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…