BOTA

“Maduro u arrestua për t’u gjykuar në SHBA”

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar nga autoritetet amerikane me qëllim gjykimi në Shtetet e Bashkuara, sipas një deklarate të bërë publike nga senatori republikan amerikan Mike Lee, i cili thotë se ka folur drejtpërdrejt me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Në një postim në rrjetin X, senatori nga Utah shkruan se Rubio e ka informuar se arrestimi i Maduro është kryer nga personel amerikan dhe se veprimet ushtarake të ndërmarra gjatë natës kishin për qëllim mbrojtjen e forcave që po zbatonin urdhrin e arrestit, shkruan A2 CNN.

“Ai më informoi se Nicolas Maduro është arrestuar nga personel amerikan për t’u gjykuar për akuza penale në Shtetet e Bashkuara dhe se veprimi që pamë sonte u përdor për të mbrojtur dhe siguruar ata që po ekzekutonin urdhrin e arrestimit,” shkroi Lee.

Senatori shtoi se ky veprim mund të justifikohet ligjërisht sipas nenit II të Kushtetutës së SHBA-së, i cili i jep presidentit autoritetin për të mbrojtur personelin amerikan nga një sulm aktual ose i afërt.

Megjithatë, më herët gjatë mëngjesit, vetë Mike Lee kishte shprehur rezerva dhe shqetësime lidhur me sulmet, duke shkruar: “Pres të mësoj se çfarë, nëse ka diçka, mund ta justifikojë këtë veprim, në mungesë të një shpalljeje lufte apo autorizimi për përdorimin e forcës ushtarake.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago