Infrastruktura kritike e Evropës është tani në rrezik pasi tubat e gazit Nord Stream u hodhën në erë në një sulm që mendohet gjerësisht se ishte orkestruar nga Rusia, kanë paralajmëruar politikanë të lartë, shefa të mbrojtjes dhe ekspertë të sigurisë.
Ekziston frika se tubacionet, platformat dhe kabllot nënujore në të cilat mbështeten vendet duke përfshirë Britaninë për energjinë, bankat, tregtimin e aksioneve dhe biznesin tani mund të jenë në shënjestër, pasi ministrja e Brendshme gjermane paralajmëroi sot liderët që të përgatiten për kërcënime të ‘paimagjinueshme më parë’ ndaj kombeve të tyre.
Disa tashmë kanë filluar të përpiqen për të forcuar mbrojtjen e tyre, me shefin e NATO-s , Jens Stoltenberg sot në Danimarkë. Jonas Gahr Stoere, kryeministri i Norvegjisë, tha se ushtria do të vendoset dukshëm rreth platformave të naftës dhe gazit për t’i mbrojtur ato.
Kjo sugjeron që Mbretëria e Bashkuar e lidhur me Norvegjinë nëpërmjet dy tubacioneve kryesore që bartin një të tretën e gazit të këtij vendi është gjithashtu në rrezik.
Ndërkohë më shumë se gjysma e gazit në tubacionet e dëmtuara Nord Stream në Detin Baltik ka rrjedhur tashmë në atmosferë, tha kreu i Agjencisë Daneze të Energjisë, Kristoffer Bottzauw.
Ministri i mbrojtjes i Danimarkës Morten Bodskov tha më herët sot se do të duheshin “një ose dy javë” përpara se të fillonin inspektimet e strukturave të dëmtuara.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…