Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael – 99% e të cilave u rrëzuan, në bashkëpunim me partnerë si SHBA dhe Britania e Madhe.
Kështu njoftoi ushtria izraelite, e cila u shpreh e vendosur për t’ju përgjigjur deri në fund sulmeve të tilla.
Në një konferencë për mediet, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha gjithashtu se disa prej raketave gjatë natës ishin nga Iraku dhe Jemeni.
“Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë shtesë, ne arritëm të mbronim territorin e shtetit të Izraelit. U shkaktuan shumë pak dëme – ky është rezultat i operacioneve mbresëlënëse të IDF,” tha ai.
Më tej ai u shpreh se u lëshuan 30 raketa lundrimi, asnjëra prej të cilave nuk shkoi në Izrael, si dhe 120 raketa balistike. Media amerikane, CNN, duke cituar burime të sigurta thotë se sulmi iranian ndaj Izraelit zgjati rreth pesë orë
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…