KRYESORE

Sulmi me 18 viktima në qendrën tregtare/ “Putini do të paguajë për barbarinë e tij”, The Times: Trupat e NATO-s janë në gatishmëri të lartë

Trupat e NATO-s janë në gatishmëri të lartë pas sulmit në qendrën tregtare Kremenchuk”, shkruan The Times.

Udhëheqësit botërorë kanë dënuar sulmin barbar të ndodhur në një qendër tregtare në Ukrainë që vrau të paktën 18 persona.

Një reagim të ashër ka pasur gjithashtu nga kryeministri britanik Boris Johnson.

Në një deklaratë për mediat Johnson dënoi sulmin në qendrën tregtare, duke shtuar këto sulme të forcave ruse, vetëm sa do të forcojnë mbështetjen për Ukrainën.

Nga ana e tij Presidenti Zelensky e quajti një goditje të mirëmenduar, të qëllimshme nga Rusia në një objektiv joushtarak.

“Më shumë se 1000 njerëz ishin brenda kur goditën dy raketa ruse, shtoi Zelensky.

Të paktën 25 persona kërkuan kujdes spitalor, ndërsa rreth 36 ishin të zhdukur, sipas guvernatorit lokal.

Sakaq gjatë samitit në Gjermani, Johnson tha se përpjekja e presidentit Putin për të kërcënuar Perëndimin me një sërë sulmesh kishte dështuar.

Në përgjigje të sulmit , Johnson tha: “Ky sulm i tmerrshëm ka treguar, edhe një herë thellësitë e mizorisë dhe barbarisë në të cilën do të zhytet lideri rus”.

Ai shtoi: Putini duhet të kuptojë se sjellja e tij nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të forcojë vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe të çdo vendi tjetër të G7 për të qëndruar pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet”.

OKB-ja e quajti sulmin të mjerueshëm dhe në një deklaratë, vendet e G7 shkuan më tej, duke thënë: Ne, udhëheqësit e G7, dënojmë sulmin në një qendër tregtare. Ne qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën në zi për viktimat e pafajshme. Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë një krim lufte. Presidenti Putin dhe ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi.”

Ata thanë se mbështetja e tyre për Ukrainën ishte e palëkundur dhe se do të ofronin mbështetje financiare dhe ushtarake për aq kohë sa të duhej.

“Ne nuk do të pushojmë derisa Rusia të përfundojë luftën e saj mizore dhe të pakuptimtë.”

Rusia nuk ka reaguar për sulmin, por zëvendësambasadori i saj në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyanskiy akuzoi Ukrainën për përdorimin e incidentit për të tërhequr vëmendjen përpara një samiti të NATO-s që fillon sot.

Më parë, Kremlini dhe mbështetësit e tij kanë mohuar të kenë shënjestruar civilët në Ukrainë, pavarësisht se provat janë në  në rritje dhe tregojnë  krimet e luftës gjatë pushtimit të tij katër-mujor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago