Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit, ku u vranë tre persona.
Grupi terrorist thotë në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram se sulmi u krye nga një prej anëtarëve të tij “në hakmarrje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”.
Sulmi ndodhi në Fronhof, në një treg në Solingen, ku grupe muzikore po interpretonin “live” në një festival që shënonte 650-vjetorin e qytetit.
Policia tha se kishte arrestuar një 15-vjeçar që kishte dijeni për masakrën ku u plagosën edhe 8 persona.