Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur bashkëpartiakut të saj, Agim Veliut, i cili i ka kërkuar sqarime për takimin e rastësishëm me Albin Kurtin në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Osmani thotë se një deklaratë e tillë është qëllimkeqe dhe e bazuar në gjëra të pavërteta.
“Deklaratë qëllimkeqe e tendencioze e bazuar në të pavërteta. E vërteta është ajo që e kam thënë unë e bazuar edhe në vide e dëshmi. Komplikuesit e vërtetë tashmë dihen”, ka thënë Osmani për Express.
Tutje Vjosa Osmani ka thënë se Agim Veliu duhet të harrojë që mund të marrë sqarime, pasi siç thotë Osmani raporti i saj është me votuesit.
“Për më tepër z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim”, ka shtuar Osmani.
Në fund njeriu më i votuar i LDK’së ka thënë se po bëhet çmos për të arritur një marrëveshje me LVV’në, duke shtuar se Agim Veliu bënë mirë të mësohet me fotografi të përbashkëta.
“Nëse në arrijmë një marrëveshje me VV’në, dhe po bëjmë çmos që kjo të bëhet, atëherë z.Veliu bënë mirë të mësohet me fotografi të tilla. Ne nuk jemi armiq me z.Kurti, por potencialisht partnerë koalicioni”, ka përfunduar Vjosa Osmani për Gazetën Express.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…