Në emisionin “Wake Up” ka qenë i ftuar eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i cili ka përshkruar me detaje si mund të ketë ndodhur sulmi me kallashnikov drejt godinës së Top Channel.
Sipas ekspertit, nuk ka qenë objektivi roja i sigurisë Pal Kola, dhe se plumbi që e ka qëlluar atë nuk ka qenë rikoshet.
“Unë mendoj që është aksidentale, nuk ka qenë objektiv punonjësi i shërbimit. Unë kam qenë në vendin e ngjarjes, kam pasur mundësi ta shikoj me shumë vëmendje dhe përdorimi i armës apo qëllimi me kallashnikovë ka ndodhur, ju keni një perimetër në atë strukturë e cila ka dy porta hyrëse, porta e parë, ku ka dhe një stacion më të përqendruar të kamerave dhe punonjësve të shërbimit që është porta kryesore dhe porta e dytë ku hyjnë mjetet.
Meqenëse në portën e parë keni telekamerat të cilët kontrollojnë dhe regjimin e hyrjes dhe daljes dhe rrugën, atëherë mesa duket atentatorët nuk kanë qëlluar në këtë moment, por qëllojnë mbasi i kalojnë kamerat. Kanë përdorur armën duke qëlluar strukturën, pra katin e dytë deri në lartësinë e katit të tretë, arma ka krijuar një sinusoid, pra ajo që hekurat shpues dhe pjesa e strukturës sipër ka një sinusoid dhe ndërprerja e qitjes vjen pikërisht në momentin që vjen afër portës fundore.
Nëse do të kishte objekt punonjësin e shërbimit, ai ishte në vendim me sheshpamjen më të pastër dhe më të dukshme për të qëlluar në vijë të drejtë punonjësin e shërbimit. Por pikërisht aty në ato moment është ndërprerë. Plumbi i parafundit ka qenë shpuzë, pra nuk ka qenë rikoshet, ka qenë shpuzë dhe ai ka vajtur drejtpërdrejt, ka bërë shpimin e tubit, ka shpuar drejtpërdrejt kabinën, jo xhamin, pjesën e poshtme dhe ka përshkuar trupin e punonjësit të shërbimit, ka dëmtuar pjesën e mbrapsme dhe aty ka ndaluar, aty ka fjetur plumbi.”- u shpreh eksperti Fatjon Softa.