Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim dypalësh ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir, i cili shoqërohej prej stafit të tij dhe nga ambasadori gjerman ne Republikës e Kosovës, Jorn Rohde.
Kurti u shpreh falënderues për vizitën e ministrit Ozdemir dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për Kosovën.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, Gjermaninë, veçanërisht e falënderoi për rolin e rëndësishëm të ushtrisë gjermane Bundesëehr në KFOR, raporton Klan Kosova.
Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe diplomatike dhe ekonomike, si dhe ndikimin pozitiv të diasporës së Kosovës në Gjermani.
“Ministri gjerman Ozdemir, u shpreh i lumtur që më në fund po e viziton Prishtinën dhe falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministrin Peci për mikpritjen, bashkëpunimin dhe për raportet e shkëlqyeshme bilaterale. E përgëzoi qeverinë për reformat e ndërmarra, me theks ato në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural e përmes së cilave Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.
Gjatë takimit, kryeministri e njoftoi ministrin Ozdemir edhe për zhvillimet politike në vend, sulmin terrorist të 24 shtatorit, hetimet rreth tij, faktet që dëshmojnë për lidhjen dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë dhe për punën profesionale të Policisë së Kosovës.
Për punën profesionale të Policisë u shpreh mirënjohës edhe ministri gjerman, i cili gjithashtu shprehu ngushëllime për policin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, në ditën e sulmit terrorist.
Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir sot gjatë gjithë ditës ka qëndruar për vizitë zyrtare në vend.
Paraprakisht kishte zhvilluar edhe një takim me homologun e tij, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili bashkë me zëvendësministrin Imri Demelezi dhe Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi ishin po ashtu të pranishëm në takimin e mbajtur në kryeministri.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…