LAJME

Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Kurti konfirmon se ka të arrestuar

Policia e Kosovës po vijon operacion të gjerë, duke bastisur disa shtëpi në lidhje me sulmin terrorist në rrjetin e ujësjellësit. Kryeministri Kurti konfirmoi se ka edhe të arrestuar pa specifikuar detaje duke thënë se veprimet policore po vijojnë, raporton A2 CNN. Ai ka thënë se të gjithë përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Pasi vizitoi vendin e ngjarjes, në fshatin Varagë në Zubin Potok, Kurti u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që të kërkojnë llogari te Serbia për sulmin.

“Uashingtoni e Brukseli të kërkojnë llogari te Serbia, eksplozivi është vendosur nga profesionistë. Nuk ka mundësi të vendoset nga një individ, por nga grupe që marrin paga nga Serbia”, tha Kurti pasi vizitoi vendin e ngjarjes në fshatin Varagë në Zubin Potok.

“Nuk është e rastësishme heshtja e Vuçiçit, po shohin dëmet që ka shkaktuar në mënyrë që të shohin çfarë episodesh të ndërmarrin. Është sulmi i tretë në 72 orë”, shtoi Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago