Një kontraktor amerikan humbi jetën dhe 5 ushtarë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me dron në një baza ushtarake që ndodhet në verilindje të vendit.
Pentagoni reagoi menjëherë për këtë ngjarje të rëndë dhe shefi i tij Lloyd Austin e drejtoi gishtin nga forcat elitë të sigurisë iraniane për organizimin e këtij sulmi.
Pas kësaj avionët amerikanë u ngritën në fluturim gjatë natës dhe u kundërpërgjigjën duke bombarduar disa struktura që dyshohet se përdoreshin nga rojet revolucionare islamike të Iranit në Siri.
Në njoftimin për sulmit gjatë natës, Austin tha: “Ky reagim erdhi në përgjigje të sulmit të sotëm, si dhe një seri sulmesh ndaj forcave të koalicionit në Siri nga grupet e lidhura me Rojet Revolucionare. Siç e ka bërë të qartë Presidenti Biden, ne do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë dhe do të përgjigjet gjithmonë në një kohë dhe vend që zgjedhim”.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…