Postblloku i Policisë së Kosovës në rrugën Zveçan-Leposaviq
Pas incidenteve me djegien e veturave në veri të Mitrovicës, mbrëmë gajtë natës, Policia e Kosovës është sulmuar me mjet shpërthyer në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve.
Në drejtim të zyrtarëve policorë që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes.
“Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë. Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces.”, ka njoftuar Policia.
Në komunikatë thuhet po ashtu se Policia e Kosovës “pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla.”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…