KRYESORE

Sunny Hill 2025: Dua Lipa, Shawn Mendes, Anyma, Peggy Gou, Mochakk, Fatboy Slim dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën!

Ky edicion i festivalit pritet të jetë më i madhi ndonjëherë. Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Mochakk – këtë verë vijnë në Prishtinë!

Prishtinë 16 maj – Sunny Hill do të fillojë fuqishëm me Dua Lipën, që rikthehet në vendlindje për ta hapur festivalin! Pjesë e turnet të albumimit “Radical Optimism” tani është edhe Prishtina.

Pas Dua Lipës, në skenën C4, do të performojë Fatboy Slim – legjenda e muzikës elektronike dhe fituesi i 6 MTV Video Music Awards.  Me energjinë e tij, ai do të sjell argëtim deri në orët e para të mëngjesit.

Më 2 gusht, për herë të parë në Kosovë vjen ylli botëror Shawn Mendes! Fitues i “MTV Europe Music Awards” dhe me një prej zërave më të njohur të pop-it botëror, ka mbushur arena si “O2” në Londër e “Madison Square Garden” në Nju Jork. Performanca e tij në “Rock in Rio” përpara mbi 100 mijë vetave është vetëm një shembull i magjisë që Shawn Mendes sjell në skenë.

Po atë natë, në C4, do të performojë Mochakk, DJ-i brazilian që po pushton botën me stilin funky e ekspresiv. Nga “Coachella” në “Primavera Sound”, ai është renditur vitin e kaluar në Top 100 DJ me të mirë të botës.

Natën e fundit, skena kryesore i takon performancës audiovizuale nga Anyma – projekti solo i Matteo Milleri. Një përvojë e re e muzikës elektronike që veçohet për kombinimin me artin vizual duke tejkaluar kufijtë e zakonshëm e një performance.

Ndërsa në C4, festivali përmbyllet me sensacionin global Peggy Gou, DJ dhe producente e superhitit “(It Goes Like) Nanana” dhe shumë hiteve tjera.  https://www.instagram.com/p/DJuUXYguCqS/?hl=en

Por nuk mbaron me kaq!

Në line-up janë edhe: Artssassin, Bookie, Deezy, që sjellin ritmin urban, Sainté dhe Sienna Spiro, zëra të freskët të hip-hop/alt-pop, Skream, pionier i dubstep-it, Sugar Rush e Tommy Gold, me sete energjike dhe TSHA, që ka ndezur skenat e “Glastonbury” e “Lost Village”. S’duhet humbur as Mygal B2B Edgar Kerri – dyshja me performancë të përbashkët me një nga setet më energjike të këtij edicioni.

Edhe më shumë emra të mëdhenj janë në listë si: Loredana, Lyrical Son, MC Kresha, Era Istrefi, Tayna, Kida, Ledri Vula, Adrian Berisha, DJ Caboo, Art Lokaj Band, Bana Zahiti, Blerta Përtace, Hawolf, Lluni, Sahati, Uran B., Yanina dhe Zwada, mes tjerëve.

Bëhu pjesë e Festivalit që është në mesin e 10 më të mirëve në Evropë dhe njëri ndër 25 festivalet më të mira të vitit, të cilat nuk duhet humbur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

54 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago