“Sunny Hill Festival 2022” është rikthyer në Prishtinë, pas anulimit të tij dhe zhvendosjes pak ditë më parë në Tiranë.
Përmes një deklarate të përbashkët të Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe organizatorëve të Sunny Hill Festival, është bërë e ditur se festivali po rikthehet në data që ishte planifikuar edhe më herët.
“Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022”, thuhet ndër tjera në deklaratën e përbashkët.
Tutje, thuhet se festivali gjithashtu do të mbahet edhe në Tiranë në fund të muajit gusht, saktësisht në datat: 26, 27 dhe 28 gusht.