Naser Ramadani i IKSHPK’së është një prej figurave më të njohura në vend këtë vit. I njëjti, gjatë 12 muajve ka të hyrra rreth 48 mijë euro, shkruan Gazeta Metro.
Personi i njohur nga motot “virusi nuk ka këmbë” dhe “gjithkush ka të drejtë të infektohet”, udhëheqë IKSHPK’në që nga viti 2006.
Nga ky institucion, ai fiton rreth 14 mijë euro për çdo vit.
Mirëpo, këto nuk janë të hyrat e tij të vetme, mbi 1 mijë euro të tjera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, rreth 5 mijë e 300 euro nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar dhe mbi 1 mijë e 700 euro nga Ministria e Shëndetësisë( Nga Bordi i ShSKUK-së, Ramadani është shkarkuar nga Albin Kurti)
Madje, në të dhënat në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, profesor Ramadani ka deklaruar se merr edhe rreth tetë mijë euro nga një kolegj privat dhe 9 mijë e 180 euro nga konsulenca KFOR-NATO.
Në total, të hyrat vjetore të tij sillen rreth 48 mijë euro.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…