Bukuritë natyrore të trevës sonë jo rrallë herë kanë ditë të shpërfaqin edhe rrezikun që bartin ato. Para disa ditësh, bashkëvendësi ynë Sylë Vuçetaj, që punonte aty në Hotel pranë Ujëvarës, dyshohet se u rrëmbye papritur nga uji vrullshëm i lumit Gërrla, duke e bartur atë në thellësitë e kanionit të Ujëvarës. Ky lajm ka tronditur tërë trevën e Plavës-Gucisë dhe të gjithë ata që e njohin Sylen.
Duhet theksuar se njësit e Kërkim Shpëtimit janë duke bërë përpjekjet maksimale për të gjetur Sylen ne kanion. Lidhur me këtë lajm tragjik, sot është deklaruar edhe familja Vuçetaj duke ndarë shqetësimin për rastin e Syles me publikun e gjerë.
Familjes Vuçetaj, redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot”, i shprehim dhimbjen tonë të thellë për rastin e Sylës duke qenë pranë tyre në këto ditë sfidë e shqetësimi të skajshëm për familjen dhe të gjithë miqtë dhe shokët e dashamirët!
NJOFTIMI I FAMILJES VUÇETAJ
Të nderuar bashkëfshatar bashkëqytetar, miq e shok, ashtu siç jeni në dijeni qe nga data 03. Qershor 2023, rreth orës 19:00 vëllai im i dashur
Sylë Hasan Vuçetaj
ka humbur gjurmë. Ai për hëre te fundit eshte parë pranë Ujvares Gerla ne Vuthaj.
Që nga ai moment njësit e Kërkim Shpetimit janë duke bërë përpjekjet maximale për të gjetur! Për shkak të kushteve jo të përshtatshme të Kanjonit deri më tani nuk është arritë të gjindet.
Falenderojm bashkëfshataret, miqt dhe të afermit të cilët na janë pran në këto momente të veshtira për ne! Veçanarisht falenderojm grupet e Kërkim Shpetimit!
Mbesim me shpresë se së shpejti të gjindet.
Ju njoftojm se kërkimet janë në vazhdim dhe për çdo risi do të jeni të informuar
Familja Vuçetaj
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…