Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar veterani i ushtrisë serbe, Sinisha Jevtiq pas hyrjes në Kosovës.
Sveçla ka thënë se ai ishte sjell te kufiri me Kosovën nga deputeti ultra-nacionalist serb Erak Strahinja, që i përket një partie pro-ruse të ekstremit të djathtë.
Sveçla ka bërë të ditur se Jevtiq kishte luftuar në Koshare me ushtrinë serbe.
“Në luftën e Kosovës, ai po ashtu kishte luftuar në Koshare. Ai me krenari mban medaljet e Kasapit të Ballkanit, Millosheviqit. Para se të vinte në Kosovë, ai shpërndante broshura te veteranët për t’i mobilizuar për ‘çlirimin final të tokës së shenjtë’”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla ka deklaruar se mbrëmjen e së dielës, ai ishte parë me një grup njerëzish të tjerë, përfshirë Strajinjën, duke kënduar këngë nacionaliste serbe.
“Jevtiq identifikohet si serb dhe si rus, dhe hapur mbështetë agresionin rus në Ukrainë me simbolin Z”, ka shtuar ministri.