POLITIKE

“A e njihni Kosovën si shtet të pavarur”, momenti kur gazetarja e CNN insiston në përgjigjen e Vuçiqit

Gazetarja e CNN, Isa Soares, pati një diskutim të gjatë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste që pati me të.

Soares e pyeti Vuçiqin disa herë se a e njeh Serbia, Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Vuçiq nguroi që t’i përgjigjet kësaj pyetje, bile në një pjesë i tha asaj që nuk e dëgjoi.

Pyetja e Soares erdhi derisa ishin duke folur për zhvillimet dhe protestat që po zhvillohen ditëve të fundit në veri të Kosovës.

“Askush nuk dëshiron të shoh eskalime zoti President, nuk mendoj që ndokush është duke bërë thirrje për eskalime. Por vetëm më lejo, që të të pyes për këtë Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ky është fakt. Çfarë do t’i duhej Serbisë që ta njeh pavarësinë e Kosovës?”, ishte pyetja e Soares.

Vuçiq ia ktheu “nuk është më as në pyetje kjo, nëse e shihni se për çfarë kemi qenë duke folur nëpërmjet planit franko-gjerman, rreth asaj se çfarë kemi folur në Ohër, ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve. Ky është një kusht kryesor për Serbinë për rrugën drejtë Bashkimit Evropian”, shkruan Klankosova.

Por Soares, nuk u ndal vetëm me këtë përgjigje të Vuçiqit, ajo insistoi sërish në pyetjen e saj duke i thënë: “Por, zotëri pyetja ime është a e njihni Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran?”

Këtë herë, Vuçiq u bë kinse nuk e dëgjoi pyetjen: “Unë nuk e dëgjova pyetjen tënde, më falni?”.

Pas kësaj përgjigje të Vuçiq, Soares e përsëriti pyetjen: “Unë ju pyeta a e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?”

“E njohim kartën e OKB-së dhe rezolutën e OKB-së dhe jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë për kompromise”, tha Vuçiq.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

13 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

14 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

23 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago