Profesori i metereologjisë, Sylë Tahirsylaj, tha se mjegulla që po mbanë këto ditë është e zakonshme për këtë stinë dhe se sot e nesër do të jetë me intensitet më të lartë sidomos në lugina dhe përgjatë lumenjve, por kjo është e zakonshme dhe e tejkalueshme.
Ai tregoi se këtë javë deri të premten nuk do të ketë reshe shiu e as bore.
“Vendi po shkon kah stina e dimrit, prandaj temperatura minimale gjatë kësaj jave do të luhatet nga -3 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja nga 9 deri 13 gradë Celcius. Nuk do të ketë reshje shiu as bore deri të premten, por në këtë ditë vjen një fushë ciklonike që sjell reshje të dobëta bore në vende malore. Kjo është e tejkalueshme dhe vendi është në një situatë normale”.
Mungesa e borës në këtë muaj sipas Tahirasylajt është normale dhe këto janë fenome që përsëriten vite pas viteve.
Ai tregoi edhe për vitin 1953 kur në dhjetor ka pasë borë deri në 3-4 metra në vende malore dhe 2-3 në ultësira e njohur si Bora e Kuqe.
“Masa që kanë ardhur nga Afrika Veriore kanë shkaktuar këto kushte atmosferike. Ka qenë një vit shumë i theksuar me kushte jo të favorshme edhe për njerëzimin sepse është dashur që në oborr të dilet duke krijuar një tunel apo edhe çatitë e shtëpive janë dëmtuar për shkak të peshës së borës. Atë kohë ka pasë një mobilizim nga njerëzit”.
Tahirsylaj në Sytë 7 ka thënë se muajin e ardhshëm temperaturat do të bien dukshëm, por se kjo është normale.
“Sipas parashikimit tim në gjysmën e dytë të janarit mund të shkojnë deri në minus 20 gradë. Ne këso temperaturë kemi pasë edhe në të kaluarën edhe kur është shpallë pavarësia edhe kur ka ndodhur vdekja e Ibrahim Rugovës”.