Kameramani i njohur kosovar i Associated Press, Sylejman Kllokoqi, ka treguar momentin kur xhiroi masakrën e Reçakut, në janar të vitit 1999.
Kllokoqi në RTV Dukagjini ka treguar se në momentin kur kanë përfunduar luftimet në Reçak, kishte shkuar për të parë se çfarë kishte ndodhur në atë vend.
“Çdo ditë kemi prit që kur do të ndalen luftimet që ne të hymë në fshat… Kam shkuar te shtëpia e parë, dhe e pash një trup pa kokë… fillova të ngjitem në anën e majtë dhe gjatë rrugës kom taku shumë trupa të pajetë, kam shkuar kodrës, përfundi kodrës ka qenë ky vendi ku ka pasur shumë trupa të pajetë”, ka thënë Kllokoqi.
Kllokoqi ka treguar se pas xhirimeve ka vrapuar për në Prishtinë për t’i dërguar ato në redaksinë e Associated Press.
“Aty xhirova 5-6 minuta dhe vrapova për në Prishtinë që me dërgua xhirimin… pas dy ore ashtu pastaj ka ardhur William Walker, i cili pastaj i sheh trupat e pajetë dhe aty pastaj e jep deklaratën e tij të fuqishme…”, shtoi Kllokoqi.
Ai tha se këtu fat i madh për kosovarët ka qenë, sepse ka pasur prezente shumë media të huaja botërore.
Kllokoqi theksoi se fotografia e ka peshën e vetë në raste të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për masakra.
“Në Kosovë ka pas shumë masakra, por masakrat nëse nuk janë të xhiruara vështirë se mundesh me ia shpjegua botës me fjalë, fotografia e ka peshën e vet. Sikur të mos ishin kamerat prezent, nuk do të kishte efekt”, tha Kllokoqi.
Ai madje potencoi se dikush i kishte thënë se një oficer serb kishte deklaruar se kanë gabuar që nuk i kanë tërhequr trupat e pajetë.
“Një oficer serb ka thënë: ‘jemi fajtor që nuk i kemi larguar trupat nga Reçaku’”, tha Kllokoqi.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…