POLITIKE

Synimi i Britanisë: Kosova të njihet nga të gjitha shtetet

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se synimi përfundimtar i Britanisë së Madhe në dialogun Kosovë – Serbi është që Kosova të njihet prej të gjitha shteteve si shtet i pavarur dhe sovran.

“Hapi i parë është normalizimi në mënyra të ndryshme, ku ka pasur njëfarë progresi. Dhe mendoj që është mund t’i marrim gjërat më të vogla si fillim dhe ta ndryshojmë natyrën e këtij raporti me shpresën se do ta përmirësojmë me kalimin e kohës dhe sigurisht, duke u siguruar që t’i shmangim veprimet apo masat të cilat shkojnë në drejtim të kundërt me këtë dhe që i bëjnë gjërat edhe më të vështira në kuptimin e normalizimit. Mendoj që kjo mund ta krijojë një momentum drejt synimit përfundimtar që është, siç e dini ju e edhe shikuesit tuaj, për Mbretërinë e Bashkuar është Kosova të njihet prej të gjitha shteteve si shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së të martën kur është pyetur se a mund të ketë normalizim raportesh pa njohje të ndërsjellë.

Duke folur për procesin e dialogut, Hargreaves ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të jetë përkrahëse e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ai ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë përmes së cilës mund të shënohet përparim drejt normalizimit.

Hargreaves ka thënë se Britania është e interesuar të shohë zbatimin e marrëveshjeve.

“Sigurisht, pikëpamja jonë është që është shumë në interes të Kosovës por edhe në interes të Serbisë për të bërë përparim në këtë dhe të mbahen ato zotime që Kosova i ka bërë përgjatë viteve, sepse ky është çelësi”, ka thënë ai.

Hargreaves ka thënë se e ardhmja në BE dhe NATO do të mesin larg derisa të mos ketë përparim të shpejtë në dialog.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

42 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago