POLITIKE

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”, kongresmeni në SHBA dhe eurodeputeti me kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson, për ato që kishte shkruar në rrjetin social X, ku bënte thirrje që Kosovën ta pushtonte sërish Serbia.

“Kingsley Wilson, Zëvendës Sekretarja e Shtypit për Departamentin e Mbrojtjes, po përpiqet me turp të delegjitimojë Kosovën, e cila ka qenë aleati i vetëm më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor. Asnjë sasi e revizionizmit historik nuk mund ta ndryshojë faktin themelor se Kosova është dhe do të jetë gjithmonë një demokraci e pavarur”, tha kongresmeni Torres.

Qëndrimi i tij dhe kritikat janë mbështetur edhe nga eurodeputeti Lukas Mandl.
“Shteti më i ri i Europës i bazuar në një popullsi të lashtë dhe një kushtetutë modern, që është shembull për bashkëjetesën paqësore të etnive dhe feve, nuk do të zhduket”, shtoi Mandl.

Kingsley Wilson, është një tjetër zyrtare e administratës amerikane të Donald Trump që ka një qëndrim për Ballkanin Perëndimor. Richard Grenell vazhdimisht ka komentuar zhvillimet në rajonin tonë, me një fokus të veçantë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe politikën e brendshme në Prishtinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago