Mediat beogradase e kanë marrë seriozisht talljen në Kosovë për ndarjen e Drenicës nga Kosova, pas marrjes së pushtetit nga Albin Kurti dhe Lëvizja “Vetëvendosje”.
Gazeta të afërt me Vuçiqin, konkretisht tabloidi “Alo.rs” shkruan se “Lugina e Drenicës do të shkëputet nga Kosova, ashtu siç ndodhi me Britaninë e Madhe nga BE-ja”.
Ky medium i është referuar fotografisë të shpërndarë dje në rrjetet sociale me mbishkrimin “DREX”-it. “DREGZIT Kosovo gubi teritoriju, otcepiće se od Prištine”, transmeton Indeksonline
Fotografia tregon një hartë ku shihet e kufizuar Drenica: Komunat Drenasit dhe Skenderajt, të shkëputura nga harta e Republikës së Kosovës.
“Por nuk ka asnjë shpjegim se si do të bëhet kjo zonë, pas zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeministër. Kurti dhe lëvizja e tij Vetëvendosje nuk janë aspak popullore në Drenicë. Shkalla e armiqësisë së drenicasve ndaj Kurtit tregohej edhe nga fakti se, gjatë seancës në të cilën u zgjodh kryeministri, deputetët e opozitës vunë në dukje se nuk kishte asnjë ministër drenicak në qeverinë e re”, shkruan Alo.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…