POLITIKE

Tadiq mbi adresimin e Vuçiqit në gjuhën kineze: Ky është një pikëllim i madh për Serbinë

Ish presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë Boris Tadiq ka vlerësuar si një pikëllim të madh për Serbinë adresimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në gjuhën kineze kur ka konfirmuar vizitën e tij në Kinë.

Tadiq për gazetën serbe “Danas” ka theksuar se “problemi është në atë se ky është problemi më i vogël për Vuçiqin, çoftë se bëhet fjalë për atë se ai vërtetë mendon se kjo është normale, apo ai me qëllim po na bënë budallenj, duke dëshiruar që me një shfaqje të re t’i mbulojë gjithë këto afera të pushtetit të tij të cilat e kanë djegur Serbinë”.

“Sot më askush nuk mund të parashikojë rezultatin e fundit të këtyre marrëzirave”, ka thënë Tadiq.

Presidenti i Serbisë ka konfirmuar vizitën e tij në Kinë në një video xhirim të publikuar në Instagram në të cilin flet në gjuhën kineze.

“Në këtë mënyrë dua ta konfirmoj vizitën në Kinë në prill, si dhe kënaqësinë dhe gëzimin që presidenti Xi do ta vizitojë Serbinë kah fundi i vitit të ardhshëm. Dua ta falënderoj presidentin Xi në udhëheqjen e tij, si dhe popullin kinez për miqësinë dhe për vizita gjithnjë e më të shpeshta që po i bëjnë Serbisë. Kina është një prej partnereve tanë në të mëdhenj dhe do të bëjmë gjithçka që të ndiheni si në shtëpinë tuaj”, pretendohet në ueb faqen Ardhmëria e Serbisë me videon e Vuçiqit i cili flet kinezisht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

12 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago