Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar sot gjatë ditës një takim në Prishtinë.
Kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i AAK-së Ramush Haradinaj janë takuar mëngjesin e së mërkurës në përpjekjet e tyre për të formuar Qeverinë e re, kanë konfirmuar burime brenda dy partive.
LDK-ja është në pritje të mandatarit nga presidenti Hashim Thaçi.
Kreu i LDK-së Mustafa ka thënë të martën se akoma nuk kanë pranuar ftesë për takim apo letër nga presidenti Thaçi për çështjen e mandatarit.
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që të bëjë koalicion me AAK-në e Nismën dhe minoritetet.