FOTO&VIDEO

Raka tregon kur ishte kulmi i COVID -19 në Kosovë dhe çka pas 4 majit

Mikrobiologo Lul Raka ka folur më gjerësisht rreth gjendjes epidemike me Covid 19 në Kosovë.

Raka ka theksuar se para disa ditësh kemi patur 79 raste që në Epidemi kjo quhet piku i infektimit.

“Para disa ditësh patëm numrin më të madh të rasteve prej atyre që janë testu pra 79 raste edhe zakonisht në Epidemi numri më i madh i rasteve brenda ditës konsiderohet piku. Unë uroj që pikërisht atë ditë ta kemi tejkaluar pikun, pasi mandej ditëve të tjera kemi patur një ulje të rasteve, kjo do të thotë se masat e izolimit që janë marrë në Kosovë ja ka vlejtur për sistemin shëndetësor të cilin e kemi.Kjo nuk do të thotë se pas 4 Majit kur është planifiku që të përfundojë ky cikël i izolimit nuk do të thotë se merr fund Pandemia. Raste do të kemi edhe pas 4 Majit mirëpo me masat që janë marrë ky numër të jetë i menxhueshëm për institucionet shëndetësore dhe ta mundësojë rikthimin gradual të ekonomisë së Kosovës, sepse edhe ekonomia duhet të vazhdojë dhe duhet gjetur një bilanc ndërmjet aspektit shëndetësor dhe atij ekonomik.

Tutje Raka ka treguar se si duhet të veprojmë pas 4 Majit kur do të fillojë dalëngadalë hapja.

Ai ka bërë thirrje që të jemi të kujdesshëm të zbatojmë masat preventive të vendosura nga organet kompetente në mënyrë që të vazhdojë dhe ekonomia të funksionojë.

“Ky kthim nuk duhet të bëhet shpejt, në këtë kthim duhet të analizohen çdo ditë rastet që regjistrohen dhe mandej në bazë të disa parametrave duhet të vendoset se ku dhe si do të jenë këto masa. Këto parametra janë që përhapja e rasteve të jetë e kontrolluar pra mos të mbingarkohet sistemi shëndetësor pastaj masat parandaluese janë nëpër ekonomitë e vogla. Ekonomitë e vogla që do të vazhdojnë me punuar duhet të përdorin maska, distancimin social dhe gjithashtu edhe komuniteti tashmë është i informuar mjaftueshëm se si duhet të sillet sa i përket distancimit social” tha Raka për gazetën blic

Deri tani në vendin tonë janë testuar pozitiv me Covid 19 604 persona ku fatkeqësisht 18 prej tyre kanë ndërruar jetë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

6 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

20 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

21 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago