POLITIKE

Taksa 100% – Tregtia me Shqipërinë po vazhdon të rritet – vetëm nga viti i kaluar është rritur për 10%

Nga 530 milionë euro, vlera e mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina gjatë këtij viti, ka rënë në 6 milionë.

Sipas Doganës së Kosovës, në vitin 2019 ka pasur 524 milionë euro më pak mallra të importuara nga këto shtete, për shkak të vendosjes së tarifës prej 100 për qind, raporton KTV.

Gjatë këtij viti janë mbledhur 1.2 miliard euro të hyra, ose rreth 4 për qind më shumë se në vitin 2018 dhe, sipas drejtorit të Doganës, Bahri Berisha, tarifa nuk ka ndikuar në uljen e tyre.

“Ne si doganë kemi mbledhur para tri-katër viteve rreth 950 milionë euro të hyra, sot i kemi rreth 1.2 miliardë euro të hyra, që do të thotë është diku rreth 30 për qind më shumë, kjo pa ndryshime të taksave, por ndryshime ka pasur vetëm në aspektin fiskal, ku janë liruar nga importi, si është MSA-ja, marrëveshjet për tregti të lirë dhe të tjera. Kjo tregon se një shumë e të hyrave është falë kapaciteteve dhe luftimit të ekonomisë joformale dhe kontrabandës. Kemi rezultate të dukshme, sepse është e pa mundur të ketë të hyra nëse nuk luftohet kontrabanda më shumë se rritja ekonomike”, ka thënë Berisha.

Ai shton se pas vendosjes së masave mbrojtëse, sfidë për Doganën ka qenë luftimi i kontrabandës së mallrave nga Serbia e Bosnja.

Ndërsa, sa u përket raporteve tregtare me Shqipërinë, Berisha thotë se gjatë këtij viti, nga shteti shqiptar kanë hyrë në Kosovë 10 për qind më shumë mallra.

“Nëse krahasojmë para pesë-gjashtë viteve, kur raportet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë, me eksport dhe import nga të dyja vendet, më pak se 100 milionë euro, sot kjo shifër do ta kalojë 300 milionë euro. Ky është një tregues mjaft pozitiv ku edhe produktet shqiptare janë më shumë prezentë në Kosovë, po ashtu edhe produktet e Kosovës janë më prezentë në Shqipëri”, shtoi ai.

Berisha thotë se kompanitë kosovare kanë rritur eksportin drejt vendeve të BE-së, sidomos me pije, ushqim, dyer dhe dritare.

Ndërsa, Gjermania mbetet vendi nga i cili kosovarët më së shumti importojnë produkte. Pas saj radhiten Turqia, Kina, Shqipëria e Italia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

9 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

15 orë ago